Bellingham në telashe të mëdha, La Liga hap hetim zyrtar për fjalorin e tij ndaj Greenwood

La Liga tashmë ka hapur një hetim zyrtar mbi fjalorin ofendues që përdori Jude Bellingham në drejtim të bashkëkombasit të tij Mason Greenwood.

Të enjten mbrëma, Real Madridi udhëtoi drejt “Coliseum Alfonso Perez” për t’u përballur me Getafen.

Një dopietë e Joselus ishte e mjaftueshme për të marrë një fitore me rezultat të pastër 2-0, dhe për të rimarrë kreun e tabelës në La Liga, me dy pikë më shumë se Girona. Sidoqoftë, ajo që mori më shumë vëmendjen në këtë ndeshje ishte një incident që përfshiu Bellingham dhe Greenwood.

Ky incident ndodhi në pjesën e dytë të kësaj ndeshje pas një ndërhyrje të Bellingham në Greenwood, pamjet e së cilës u bën virale pastaj në rrjetet sociale.

Sipas The Athletic, La Liga ka konfrimuar se kanë marrë një ankesë nga ekipi i Getafes.

“Getafe dje transferoi një ankesë tek drejtori i ndeshjeve të La Ligas, dhe ai siç bën zakonisht në këto raste, ka angazhuar një ekspert të leximit të buzëve për të hetuar rastin dhe për të vepruar në bazë të provave që mund të merren nga leximi i buzëve”, thuhej në komunikatën e La Liga-s.

Mbetet të shihet se cili do të jetë përfundimi i këtij rasti, por në rast se akuzat në drejtim të Bellingham vërtetohen, atëherë ylli i Real Madridit mund të ballafaqohet me një dënim të rëndë./Telegrafi/