Dje, programi sportiv i La SER ‘Libre y Directo’ zbuloi rrogën që merr Adnan Januzaj duke luajtur për Sevillan.
E shifrat kanë ngjallur zemërimin dhe shqetësimin e tifozëve të Sevillas.
Edhe pse Adnan Januzaj mbërriti si transferim i lirë te Sevilla FC, ai është një nga nënshkrimet më të këqija në historinë e klubit spanjoll.
Futbollisti belg, qoftë për shkak të dëmtimeve të shumta të pësuar apo për shkak të mungesës së angazhimit, ka marrë pjesë vetëm në 16 ndeshje që kur ka luajtur për skuadrën e Seviljes.
Siç raportohet në programin sportiv La SER ‘Libre y Directo’, paga e Adnan Januzajt te Sevilla FC shkon në 2.7 milionë euro neto. Domethënë, i kushton klubit të Sevillas 5.4 milionë euro bruto në sezon që të ketë belgun në skuadër.
Rrjedhja e pagës së Adnan Januzajt ka ngjallur zemërimin dhe shqetësimin e tifozëve të Sevillas. Ky është një lojtar që nuk ka shënuar që kur ka ardhur te ky klub dhe po merr shumë para, duke dhuruar pak.
Tifozët e Sevillas duan që ai të largohet nga skuadra. /GazetaSinjaliSport/