Zbulohet klubi i njohur, ja ku do vijojë karrierën Diego Costa

Pas përfundimit të kontratës me Atletico Mineiro, Diego Costa po përgatitet të vazhdojë karrierën e tij në futbollin brazilian.

Sipas Globoesporte, sulmuesi 33-vjeçar është duke negociuar një marrëveshje me Corinthians.

I njëjti burim shton se spanjolo-braziliani i dha dritën jeshile projektit Timao.

I stërvitur në Barcelona Esportivo, Diego Costa mbërriti në futbollin evropian në vitin 2006 për të luajtur për Penafiel. 

Kjo u pasua nga periudha në SC Braga, Celta de Vigo, Albacete, Valladolid, Rayo Vallecano, Atlético Madrid dhe Chelsea, përpara se të kthehej në Brazil në 2021 për t’u bërë kampion në Atletico Mineiro. /albeu.com/


Shtuar 18.01.2022 22:29