Trajneri Thomas Tuchel do të largohet nga Bayerni në fund të sezonit, ndonëse kontrata e tij ishte e vlefshme deri në verën e vitit 2025.
Ndarja e ndërsjellë është rënë dakord një vit para skadimit për shkak të rezultateve të dobëta të klubit bavarez gjatë këtij sezoni. Kujtojmë se Bayern ka përjetuar tri humbje radhazi dhe është në krizë.
Në Bundesligë humbi nga lideri Bayer Leverkusen me rezultat 3-0, më pas nga Lazio u mposht 1-0 në 1/8-tën e Ligës së Kampionëve dhe më pas u mposht nga Bochum 3-2 në kampionatin gjerman.
Në karrierën e tij si trajner, Tuchel drejtoi Mainz, Borussia Dortmund, Paris Saint-Germain, Chelsea dhe tani Bayern.
Por, sipas gazetarit të Bild, Christian Falk, Tuchel dëshiron të kthehet në Ligën Premier dhe “Manchester United është një klub për të cilin ai ka qenë gjithmonë i interesuar”.
Unitedi drejtohet nga Erik Ten Hag, i cili është në bankinë që nga vera e vitit 2022 dhe kontrata e të cilit është e vlefshme deri në fund të sezonit 2025.
Megjithatë, tashmë është folur për largimin e trajnerit holandez, ekipi i të cilit është aktualisht është në vendin e gjashtë në Ligën Premier dhe çuditërisht është eliminuar në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Në vitet e mëparshme, Ten Haag ishte trajneri kryesor i Go Ahead Eagles, Utrecht, skuadrës së dytë e Bayern Munich dhe Ajaxit. /Telegrafi/
Thomas Tuchel wants to return to Premier League. @ManUtd is the Club he always was interested in. After parting ways with Bayern in the summer, he is now to take on a new challenge
— Christian Falk (@cfbayern) February 21, 2024