Zbritja e mundshme e Man Cityt në Championship mund të hapë një tjetër debat të madh

Sipas Sky Sports, disa përfaqësues të klubeve të Championshipit janë shprehur kundër idesë që Manchester City të dërgohet në kategorinë e dytë të futbollit anglez, në rast se përjashtohet nga Liga Premier për shkak të shkeljeve të pretenduara financiare.

Të lidhura

None found

Drejtori i një prej klubeve kryesuese të Championshipit tha se kjo ligë nuk do të përfitonte në asnjë mënyrë nga ardhja e një skuadre me epërsi të jashtëzakonshme financiare ndaj rivalëve të saj.

“Çfarë do të fitonte Championshipi nëse Manchester City do të zbriste aty? Absolutisht asgjë”, deklaroi për Sky Sports drejtori, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur.

Ai shtoi se diferenca ekonomike do t’i jepte Manchester Cityt mundësinë për të dominuar menjëherë garën dhe për t’u rikthyer pa vështirësi në Ligën Premier, duke i mohuar një tjetër klubi shansin për ngjitje. “Nuk ka asnjë ekip tjetër në Championship që mund të konkurrojë me një nivel të tillë pasurie”, u shpreh drejtori.

Një drejtues tjetër në Championship kërkoi që çdo masë ndaj Manchester Cityt të vlerësohet në kuadër të gjithë sistemit të futbollit anglez, dhe jo vetëm në raport me Ligën Premier.

“Nëse përjashtohen nga Liga Premier, nuk mund të lejohet që ata thjesht të kalojnë në Championship. Ky është një vendim që duhet ta marrim ne. Ata duhet ta sigurojnë vetë rrugën e rikthimit në elitën e futbollit anglez”, deklaroi ai.

Edhe nëse Manchester City shpallet fajtor për 114 shkeljet financiare pas përfundimit të procesit të apelimit, largimi i klubit nga Liga Premier nuk do të zbatohej automatikisht.

Sipas raportimeve, për një vendim të tillë do të nevojitej miratimi i 15 klubeve të Ligës Premier gjatë një mbledhjeje të aksionarëve. Megjithatë, deri tani nuk ka siguri se klubet e elitës do të votonin pro një sanksioni të tillë.


Shtuar më 3.10.2026 17:27

sultanbeyli escortjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetmarsbahismarsbahisjojobet girişcasinoroyalMadridbet girişMadridbetjojobet girişjojobetholiganbet girişholiganbet girişMadridbet girişbahsegelMadridbetMarsbahisjojobet girişbahsegelstarzbethttps://jojobet5668.com/jojobetjojobet girişhuhubetbetciobetcio girişbetcio günceljojobet girişjojobetjojobetjojobet girişsekabet