Zbardhet shkaku i raportit të tensionuar prej vitesh mes Zidane dhe Deschamps

Pas 14 vitesh në drejtimin e kombëtares franceze, Didier Deschamps do të largohet nga posti, ndërsa Zinedine Zidane është gati ta pasojë atë si trajner.

Nën drejtimin e Deschamps, Franca u eliminua nga Spanja në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026 dhe më pas u mposht nga Anglia në përballjen për vendin e tretë.

Të lidhura

None found

Në prag të këtij ndryshimi, e përditshmja franceze L’Equipe ka risjellë në vëmendje marrëdhënien e komplikuar dhe afatgjatë mes dy ish-shokëve të skuadrës që fituan Kupën e Botës më 1998.

Sipas gazetës, krisja më e madhe mes tyre daton në vitin 2012, kur Deschamps mori detyrën duke zëvendësuar ish-trajnerin Laurent Blanc.

Zidane dhe disa pjesëtarë të tjerë të ekipit të vitit 1998 dyshohet se e konsideruan të tradhtuar Blanc, me pretendimin se Deschamps kishte nisur para kohe bisedimet me federatën. Ky i fundit e ka mohuar akuzën.

Për shkak të këtij raporti të tensionuar, mes trajnerit të ardhshëm dhe atij që po largohet nuk parashikohet të organizohet një ceremoni zyrtare për dorëzimin e detyrës.


matbetmatbetholiganbetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetciobetcio girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetjojobet girişbetcioJojobetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetcasibom