Igli Hasani e quan eurodeputetin “budalla dhe delirant”, përplasje në komision

Demokratët prisnin që Kryeministria t’u përgjigjej akuzave të europarlamentarit çek ndaj Edi Ramës, por reagimi erdhi nga Kuvendi. Ish-ministri Igli Hasani, e cilësoi atë si një tjetër “delirant” dhe “budalla”, që, sipas tij, del dhe fyen Shqipërinë.

Përfaqësuesit e opozitës u distancuan nga deklaratat e kryetarit të Komisionit për Çështjet Europiane dhe Punët e Jashtme, ndërsa i kërkuan Hasanit të tërhiqte fyerjet e bëra ndaj eurodeputetit.

Të lidhura

None found

Albana Vokshi, deklaroi se opozita distancohej nga këto komente dhe i kërkoi ish-ministrit të vepronte njësoj, pasi, siç tha ajo, qëndrime të tilla dëmtojnë komisionin.

Megjithatë, kërkesa e Vokshit nuk u pranua nga ish-ministri i Jashtëm, i cili këmbënguli edhe më tej në vlerësimin e tij.

Hasani tha se një person që ngre akuza absurde, qesharake dhe të ndyra ndaj çdo shqiptari, përfshirë edhe kryeministrin, është “budalla dhe delirant”.

Ai e përfshiu eurodeputetin në atë që e quajti seria e budallenjve që paraqiten çdo ditë në komision dhe shtoi se nuk dëshironte të kishte asnjë kontakt me të.

Me përfundimin e replikave, komisioni e vazhdoi mbledhjen pa praninë e publikut. Në rendin e ditës ishin çështje që lidhen me pozicionin negociues të Shqipërisë në Bashkimin Europian.


Shtuar 21.07.2026 15:31

matbetmatbetholiganbetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetciobetcio girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetjojobet girişbetcioJojobetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetcasibom girişgrandpashabetgrandpashabetganobet