Yllit të Man City-t i refuzohet lirimi me kusht, mbetet në paraburgim

Mbrojtësit të Manchester Cityt-t, Benjamin Mendy i akuzuar për abuzime seksuale ditën e sotme i është refuzuar sërish kërkesa për lirim me kusht, duke mbetur në paraburgim.

Mendy do dalë në gjyq në janar, pasi ka qenë në paraburgim që shtatë javë pas akuzave për katër përdhunime dhe një sulm seksual.

27-vjeçari është duke u mbajtur në “HMP Altcourse” dhe i është refuzuar lirimi me kusht pas aplikimit të tretë.

Në një gjyq prej 50 minutave, gjyqtari Patrick Thompson mohoi kërkesën e Mendyt për largim, ku futbollisti nuk ishte i pranishëm.

Francezi ende nuk do të parashtrojë kërkesat për katër akuzat e përdhunimit dhe sulmit seksual.

Sulmet e supozuara janë ndaj tre grave të ndryshme, duke përfshirë një nën 18 vjeç, asnjëra prej të cilave nuk është identikuar, por thuhet se kanë ndodhur në shtëpinë e lojtarit në Cheshire.

Mendy u akuzua me 26 gusht, me tre akuza për përdhunim në lidhje me një incident të supozuar në tetor 2020 dhe për sulmin seksual të një gruaje në fillim të janarit të këtij viti. Ai akuzohet gjithashtu edhe për përdhunimin e një gruaje në gusht.

Futbollisti është suspenduar nga gjiganti i Premierligës, Manchester City derisa procesi të kompletohet.


Shtuar 11.10.2021 16:06