Valle e fishekzjarre, Koreja e Veriut feston 76-vjetorin e themelimit të partisë së Kim Jong Un (FOTO LAJM)

Koreja e Veriut ka festuar 76-vjetorin e themelimit të Partisë Komuniste që është në pushtet dhe mban emrin Partia e Punëtorëve.

Kjo ditë e veçantë për vendin e izoluar është festuar me këngë e valle dhe më fishekzjarre.

Banorët e shtetit komunist, janë parë teksa vendosnin lule para statujave të theleuesit të kombit Kim Il Sung dhe ish-liderit Kim Jong II.

Në imazhet e shpërndara nga mediat shtetërore, lideri koreano-verior Kim Jong Un, shfaqet teksa u drejtohet disa zyrtarëve me veshje të errëta në një dhomë ku nuk respektoheshin masat anti-Covid.

Vlen të përmendet këtu, se zyrtarisht vendi nuk ka raportuar asnjë rast me COVID, ndërsa autoritetet kanë dyshime në lidhje me vërtetësinë e këtij bilanci, pasi dyshojnë se autoritetet atje fshehin të dhënat./albeu.com