Ylli i PSG-së grabitet në semafor pasi prostituta i hyri në makinë

Një lojtar i paidentifikuar i PSG-së u grabit mbrëmjen e djeshme në zonë të njohur prostitutash në Paris, sipas Mirror.

Lojtari ka ndaluar në semaforin i cili ishte me të kueq në parkun public Bois de Boulongne, që ndodhet në Parisin perëndimor.

Le Parisien deklaron se një prostitutë ka hyri në makinën e tij dhe ka marrë portofolin dhe telefonin që ndodheshin nga krahu i pasagjerit.

Më vonë lojtarit të PSG-së iu tha të shkonte në një vend të caktuar për të marrë telefonin e tij, gjë që ai e bëri.

Kjo ngjarje është ndarë nga policia rreth orës 20:00, me dëmet që shkojnë rreth 200 euro, por individi ka rezervuar të drejtën për të bërë ankesë. /albeu.com


Shtuar 27.10.2021 13:33