Ylli i Napolit në fokusin e Real Madrid

Ylli i Napolit, Kvisha Kvaratskelia, është kthyer në një nga objektivat e Realit të Madridit për sezonin e ardhshëm. Planet e presidentit Florentino Perez janë për t’u hedhur në sulm për Xhud Bellingam, por Dortmundi nuk ka ndërmend të lëshojë pe nga 150 milionë eurot që kërkon.

Ndaj në Madrid po shohin dhe për alternativa të tjera, me gjeorgjianin e Napolit në krye të listës. Për ta përforcuar dhe më shumë idenë e një transferimi të mundshëm të Kvaratskelias te Reali ka menduar agjenti i tij, i cili ka qenë i qartë.

“Babai i tij është tifoz i Barcelonës, por vetë Kvara është i dashuruar pas Realit. Ai është një lojtar që fare mirë mund të luajë në nivele të tilla. Nëse do të vishej me fanellën e Barçës do të isha i lumtur, por ai është madrilen, ka vetëm Realin në mendje”, tha agjenti i tij, Mamuka Jugeli, për “GeoTeam”.


Shtuar 3.03.2023 18:32