Abdixhiku: Marrëdhënia mes Kosovës dhe SHBA-së mbështetet në besim, vlera dhe solidaritet

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka shënuar 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shprehur solidaritetin e tij me familjet e viktimave dhe popullin amerikan.

Të lidhura

None found

Ai ka kujtuar se sulmet e 11 Shtatorit 2001, të cilat u morën jetën rreth 3 mijë njerëzve, tronditën të gjithë botën dhe mbetën në kujtesën kolektive si një nga aktet më të rënda terroriste.

“Ky sulm nuk ishte vetëm një goditje ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por një sfidë brutale ndaj vetë vlerave themelore mbi të cilat ngrihet shoqëria demokratike, lirisë, paqes dhe bashkëjetesës”, ka deklaruar Abdixhiku.

Sipas tij, Kosova e kupton më qartë se kushdo tjetër vlerën e lirisë dhe rëndësinë e miqësisë me Shtetet e Bashkuara.

“Lidhja e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk është vetëm marrëdhënie mes dy vendeve; është një lidhje e ndërtuar mbi besim, vlera dhe një histori të përbashkët solidariteti”, ka shkruar kreu i LDK-së.

Me rastin e përvjetorit të 11 Shtatorit, Abdixhiku ka rikonfirmuar angazhimin e tij për aleancën me SHBA-në dhe për vlerat demokratike.

“I përjetshëm qoftë kujtimi për viktimat e 11 Shtatorit”, ka përfunduar mesazhin e tij Abdixhiku.


sultanbeyli escortiptvonwinjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomPusulabetJojobetJojobetCratosroyalbetCratosroyalbetSüperbetinHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetonwinjojobetHoliganbetJojobetMarsbahispusulabetjojobetjojobetjojobetbahsegelcasibomizmir escortjojobetMarsbahiscasibomcasibom girişsekabetzbahis