Ylli i Manchester City nxirret nga lokali, ai ecën në rrugë i dehur (VIDEO)

Jack Grealish është kapur në kamera duke u larguar nga një bar për shkak se ishte shumë i dehur, në një natë jashtë me shokët e tij të skuadrës në Manchester City.

Pamjet tregojnë futbollistin e Anglisë prej 100 milion paund duke u lëkundur ndërsa një tjetër e shoqëron atë larg lokalit.

Një video e postuar në TikTok duket se tregon Grealish, jashtë në qytet me yjet e tjerë të City-t Kyle Walker dhe Riyad Mahrez.

Grealish i veshur me kapuç të bardhë dhe xhinse të grisura, thuhet se i refuzohet hyrja në barin Albert’s Schloss në qendër të qytetit të Mançesterit.

Shtëpia ekskluzive e birrës në stil bavarez shet ushqime tradicionale gjermane dhe pilsner, si dhe ofron muzikë dhe argëtim.

Anëtari i grupit me kapuç gri dhe syze,që mendohet të jetë një oficer shoqërues i lojtarëve të City, kapet nga krahët me ish-kapitenin e Aston Villa për ta larguar atë nga hyrja.

Mizormalc e postoi klipin në rrjetet sociale dhe e komentoi: ” Jacky është shumë i dehur për të hyrë”.

Personi që filmoi incidentin tha: “Ai nuk lejohet të hyjë brenda, shikojeni atë.”/ h.ll/albeu.com


Shtuar 8.02.2022 10:49