Ylli i filmave porno, Shona River, ka filluar të tregojë nëpërmjet një podcast historitë e karrierës së saj dhe pakkush është çuditur kur ka mësuar se mes atyre që shoqëroheshin me 29-vjeçaren, janë edhe futbollistë.
“Kam dalë me tre futbollistë të Mançester United. Në një periudhë edhe njëkohësisht”, shpjegoi hungarezja duke kujtuar se si kishte qenë edhe eskortë luksi jashtë karrierës së filmave porno. Ajo nuk zbuloi se kush ishin këta futbollistë të “djajve të kuq”, por tregoi një histori interesante me një prej tyre.
“Kam qenë eskortë për lojtarët e Mançester United. Njerëz të famshëm dhe të pasur. Mendova se kjo ishte gjëja më e mirë që mund të më ndodhte. Por fakti se ata kanë shumë para, nuk do të thotë se janë bujarë. Është sikur ata presin që unë të dëshiroj të shkoj me ata. Je i famshëm dhe pastaj bën sikur nuk do të takohesh me mua.
Unë një herë kalova tre ditë me një futbollist dhe kur në fund desha të numëroja paratë, zbulova se mungonin 200 euro. Ai më tha “Po, më vjen keq, më duhej të paguaja picat për miqtë e mi dhe më mbaruan paratë”. Nuk dija se çfarë t’i thosha pas kësaj”, tregoi ylli i filmave porno.