Ylli i Anglisë dyshohet për dhunë në një lokal

Policia po heton një përleshje në një bar, e cila pa yllin e Evertonit dhe Anglisë, Jordan Pickford, të kapur në një zënkë në një lokal në East Boldon, South Tyneside.

Megjithatë, nuk ka asnjë sugjerim se vetë Pickford ka sulmuar dikë në përleshjen e cila pa dikë të largohej me hundë të thyer.

“Ai ishte duke u tallur, si ata. Gjithçka që dëgjova ishte ‘krahët e vegjël’ dhe më pas kaq. Ndodhi sapo hynë brenda. Ata nuk kishin pasur kohë as të pinin një pije. Një djalë pësoi një thyerje të hundës”, tha një dëshmitar.

“Pikford nuk u lëndua fare. Ai doli nga dera sapo filloi. Grupi i Pickford u largua me minibus para se të vinte policia.”

Lajmi erdhi pasi tifozët e Newcastle United mbanin një kostum T-Rex pas portës së Pickford, ndërsa Everton u mund 3-1 në St James’ Park më 8 shkurt.

Pickford, i cili e filloi karrierën e tij në Sunderland, ka qenë shpesh subjekt i talljeve nga tifozët e Newcastle, të cilët janë rivalët e tyre në verilindje të Anglisë.

Nga të gjitha, duket se Pickford nuk është ai i kërkuari nga policia për të qenë i pranishëm gjatë përleshjes.

Megjithatë, një zëdhënës i Policisë së Northumbria ka informuar publikun për incidentin për të marrë më shumë informacion.

“Ne morëm një raport për një shqetësim në lokalin “Beggar’s Bridge Pub”, raportoi zëdhënësi.

“Është raportuar se brenda ambienteve ka ndodhur një përleshje mes dy grupeve të meshkujve. Po vijojnë hetimet. Kushdo që ka informacion, të kontaktojë policinë”./ h.ll/albeu.com


Shtuar 15.02.2022 18:14