Real Madridi ka prezantuar zyrtarisht Yan Diomanden si afrimin e tij më të ri, pak ditë pasi sulmuesi la gjurmë në paraqitjen e parë me fanellën madrilene.
Të lidhura
None found
Aktiviteti u mbajt në Real Madrid City, qendra stërvitore e klubit në Valdebebas, ku lojtari u prit nga presidenti Florentino Perez.
Gjatë ceremonisë, Diomande firmosi kontratën që e lidh me Real Madridin për shtatë sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor 2033. Në këtë moment ishte i pranishëm edhe presidenti i nderit të klubit, Jose Martinez “Pirri”.
Si pjesë e traditës së prezantimeve, sulmuesi mori një kopje të Santiago Bernabeut, një orë përkujtimore dhe fanellën e bardhë me emrin e tij, që mban numrin 25.
Ky prezantim vjen menjëherë pas debutimit të tij me ekipin e parë të Real Madridit.
Diomande u aktivizua në pjesën e dytë të takimit të së dielës së kaluar kundër Cornella dhe ndikoi që në paraqitjen e parë në suksesin e skuadrës.
Sulmuesi mori pjesë në aksionin nga i cili erdhi goli i fitores 2-1, i shënuar nga Carlos Espi, rezultat që i dha Real Madridit triumfin e parë të sezonit.
Me debutimin e suksesshëm pas krahëve dhe kontratën e re të nënshkruar, Yan Diomande nis zyrtarisht rrugëtimin në Madrid, ndërsa klubi e konsideron atë një investim të rëndësishëm për të ardhmen.
