Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do të zhvillojë më 26.08.2026 (e mërkurë) një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Të lidhura
None found
Në kuadër të kësaj vizite, Njësia për Sigurinë e Trafikut Rrugor pranë SPB Shkup do të zbatojë masa për një regjim të posaçëm të qarkullimit në territorin e qytetit të Shkupit.
Ministria e Punëve të Brendshme u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që marrin pjesë në trafik t’u përmbahen udhëzimeve të nëpunësve policorë.
