Yamal mbush 17 vjeç, mediat në Spanjë i kushtojnë faqet e para

Të gjithë janë të fokusuar në ndeshjen e madhe mes Spanjës dhe Anglisë, ku një prej tyre do të shpallet fituese e Euro2024, të dielën, më 14 korrik ora 21:00.

Ky ka qenë një Evropian perfekt dhe për Spanjën, por tani kërkohet edhe “qershia mbi tortë”, trofeu.

Sakaq të gjitha mediat spanjolle ditën e sotme janë fokusuar në diçka tjetër: ditëlindjen e yllit 17-vjeçar, Lamine Yamal.

Ylli Barcelonës, Lamine Yamal mbushi këtë të shtunë 17 vjeç: “Gëzuar ditëlindjen”, shkruan Sport në faqen e parë e parë, shoqëruar me foton që ka bërë xhiron këtë periudhë, Yamal në krahët e Leo Messit.

 


Shtuar 13.07.2024 13:43