Yamal kalon Pelé, rekord i ri pas 66 vitesh

Lamine Yamal u bë lojtari më i ri që luajti në një finale evropiane apo botërore, duke tejkaluar një rekord historik. Futbollisti spanjoll në fakt mbushi 17 vjeç vetëm një ditë para ndeshjes së fundit të Euro 2024 mes Spanjës dhe Anglisë.

Kjo ngjarje e bëri atë lojtarin më të ri që doli në fushë në një finale të kompeticionit kombëtar, duke thyer pas 66 vitesh rekordin e mbajtur më parë nga Pelé, i cili ishte 17 vjeç e 249 ditë kur fitoi Kupën e parë të Botës me Brazilin në 1958.


Shtuar 15.07.2024 11:40

Tags: ,