Xhelozia e bashkëshortes e la jashtë “Big Brother”, Lorik Cana dërgon kushëririn (FOTO LAJM)

Një prej banorëve të “Big Brother Vip” është kushëriri i futbollistit shqiptar Lorik Cana.
E kemi fjalën për Granit Canën, bukuroshin nga Prishtina i cili në vetëm pak ditë ka filluar të turbullojë ujërat aty brenda. Ai po përflitet sidomos për afrimitetin e tij me Fifin.

Mirëpo, e gjithë pjesëmarrja e Granitit në “Big Brother Vip” paska patur një histori të vetën.
Burime për mediat bëjnë me dije se ishte Loriku ai i cili ishte kontaktuar për tu futur në shtëpi, mirëpo prezenca e tij nuk u bë e mundur për shkak të xhelozisë së bashkëshortes së tij. Prandaj dhe futbollisti ka sugjeruar një Cana tjetër.

Ai sugjeroi pikërisht kushëririn e tij për këtë format, që sigurisht nuk ka famën e Lorikut, por që me hyrjen në “BBVIP”, do ta arrijë patjetër.

Përgjatë orëve të fundit të fillimit të show-t kudo në rrjet u përfol se ftesa për të qenë pjesë e “Big Brother VIP” i është dërguar ish-kapitenit të Kombëtares, Lorik Canës.

I kontaktuar më herët për mediat Loriku tregoi se nuk do të ishte pjesëmarrës në këtë reality show.


Shtuar 11.10.2021 08:48