Fitorja e vuajtur përballë Volfsburg nuk ka bindur Granit Xhakën, i cili është bindur se Leverkusen nuk është në rrugën e duhur.
Lideri i skuadrës kampione në fuqi në Gjermani ka evidentuar dobësitë e shfaqura nga reparti i mbrojtjes.
None found
“Nuk dua që të flasim këtu për golin në kohën shtesë. Ne duhet të jemi të ndershëm me njëri-tjetrin dhe gjithashtu të bëjmë edhe auto-kritikë. Kaq nuk mjafton! Nuk mund të pëspjmë tre gola për ndeshje, sidomos për mënyrën se si i pësojmë. Me aq sa kam parë rivalët nuk na kanë vendosur në vështirësi me lojë të bukur dhe më pas na kanë shënuar. Ne kemi pësuar pasi ne nuk kemi bërë lëvizjet e duhura. Ne e konsidrojmë veten një klub të madh, por një klub i madh nuk pëson tre herë në 45 minuta”, tha Xhaka në një prononcime për “Bild”.
“Duhet të jemi më të kujdesshëm në mbrojtje pasi jemi duke dhuruar shumë hapësira për rivalët. Me topin në kontroll jemi mirë, por kur humbim kontrollin nuk luajmë si një vit më parë. Unë jam i ndershëm me vetveten dhe shpresoj që kështu të jenë edhe shokët e mi të ekipit. Nuk mjafton kaq për të përsëritur atë që kemi bërë vitin e kaluar”, analizoi Xhaka.
George dhe Amal Clooney duket se po e shijojnë më shumë se kurrë jetën e tyre në çift. Bashkëshortët u…
Policia e Elbasanit ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së rëndë të ndodhur në orët e para të datës 5 nëntor…
Një grua ka humbur jetën pasi është goditur nga një autobus në afërsi të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë. Siç…
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, është dekoruar me dy mirënjohje nga Garda Kombëtare e…
Policia e Shkodrës ka goditur një tjetër veprimtari të dyshuar kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, në…
Ndërsa studentët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ky i fundit ka publikuar sërish tavolinën prej guri të…