sport

Gjesti që bëri Granit Xhakën ta rikthej ‘bishën’ që ka brenda, futbollisti danez e goditi pasi ai ishte i shtrirë

Granit Xhaka vazhdon të jetë lider i Zvicrës, ku si kapiten ishte protagonist në barazimin pa gola me Danimarkën në Kopenhagë, ndërsa u bë pjesë edhe i një episodi ku kishte kacafytje me Morten Hjulmand.

Mediumet zvicerane janë marr shumë me këtë koment të përplasjes mes Xhakës dhe Hjulmand, që ndodhi në minutën e 68-të.

Të lidhura

None found

Danezi fillimisht e rrezikoi Xhakën e më pas e goditi atë derisa ishte shtrirë në tokë, e ku pastaj futbollisti shqiptar u përgjigj duke e kapur për fanelle.

“Nuk bëhen gjëra si ajo. Jam munduar të qëndroj i qetë gjithë sezonin dhe më pas dikush ka ndjenjën se duhet t’i tregojë trajnerit që i takon përbërjes bazë”, ka thënë Xhaka për veprimin e Hjulmandit.

Xhaka ka thënë se duhet të ketë respekt duke shtuar se pyetjet e tjera duhet t’i bëhen lojtarit danez.

Tutje kapiteni është ndalur te loja, duke thënë se synim i skuadrës ishte ta mbante portën e paprekur, pasi kundër danezëve e nisën ndeshjen me tre mbrojtës qendre.

“Synimi ishte të mbajmë portën të paprekur pas një kohe të gjatë. Dhe nuk kemi lejuar thuajse asgjë. Ishim më kompaktë, kemi treguar fytyrë tjetër dhe ishim të bashkuar sërish”.

“Nuk duam vetëm të kujdesemi që të mos pësojmë gola. Duam edhe të fitojmë”, ka thënë Xhaka.

Si pjesë e ndryshimeve të bëra nga përzgjedhësi Murat Yakini ishte edhe mbetja në stol e Xherdan Shaqirit, i cili luajti vetëm në minutat e fundit të takimit. /Telegrafi/\

të fundit

Puthje dhe afërsi në Nju Jork, George dhe Amal Clooney romantikë pas 12 vitesh martesë

George dhe Amal Clooney duket se po e shijojnë më shumë se kurrë jetën e tyre në çift. Bashkëshortët u…

18 minutes ago

Shpërthimi me lëndë plasëse që shkrumboi makinën e punonjëses së Bashkisë, policia arreston autorin

Policia e Elbasanit ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së rëndë të ndodhur në orët e para të datës 5 nëntor…

20 minutes ago

Goditja nga autobusi i merr jetën një këmbësoreje në Prishtinë

Një grua ka humbur jetën pasi është goditur nga një autobus në afërsi të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë. Siç…

43 minutes ago

Bashkim Jashari nderohet me dy dekorata nga Garda Kombëtare e Ajovës

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, është dekoruar me dy mirënjohje nga Garda Kombëtare e…

43 minutes ago

77 kg of suspected drugs and weapons seized; two brothers arrested, son of one wanted over suspected criminal group links

Policia e Shkodrës ka goditur një tjetër veprimtari të dyshuar kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, në…

43 minutes ago

Students demand his resignation, Rama posts photos and calls table where he invited young people for dialogue a tourist destination

Ndërsa studentët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ky i fundit ka publikuar sërish tavolinën prej guri të…

44 minutes ago