Categories: kosovë

Amir Hoxha kërkon falje për fjalën ndaj Bashkim Jasharit dhe largohet nga detyra

Amir Hoxha, i cili mbante detyrën e drejtorit të Shërbimeve Publike në Komunën e Suharekës, i ka kërkuar falje publike Bashkim Jasharit për përdorimin e termit “palaço” në një koment në rrjetet sociale. Në të njëjtën kohë, ai ka bërë të ditur dorëheqjen nga pozita e tij.

Hoxha ka deklaruar se reagimi ishte bërë në një moment debati dhe se shprehja e përdorur ishte e papërshtatshme. Ai ka marrë përgjegjësinë e plotë për komentin, duke sqaruar se bëhej fjalë për qëndrim personal dhe jo për një qëndrim të subjektit politik ku është pjesë apo të institucionit që drejtonte.

Të lidhura

None found

Sipas tij, dorëheqja përbën një akt të përgjegjësisë personale dhe institucionale. Hoxha ka kërkuar ndjesë për të gjithë ata që mund të jenë ndier të fyer ose të lënduar nga fjalët e tij.

Njoftimi i tij:

Sqarim, kërkimfalje publike dhe dorëheqje

Në lidhje me komentin tim në postimin për Bashkim Jasharin, e shoh të nevojshme të jap një sqarim publik, të shpreh keqardhjen për situatën e krijuar dhe të marr përgjegjësi të plotë për fjalën që kam përdorur.

Termi “palaço” ishte pjesë e një reagimi të çastit gjatë një debati, por e pranoj se ishte i papërshtatshëm dhe nuk përputhet me mënyrën e komunikimit që duhet të ketë një person me përgjegjësi publike. Për këtë arsye, i kërkoj falje publike Bashkim Jasharit dhe kujtdo që është ndier i fyer apo i lënduar nga ky koment.

Dua të sqaroj se komenti ishte vetëm një reagim dhe qëndrim personal. Ai nuk përfaqëson dhe nuk duhet të konsiderohet si qëndrim politik i subjektit ku bëj pjesë, as si qëndrim institucional i Drejtorisë që drejtoj në Komunën e Suharekës.

Duke qenë i vetëdijshëm për përgjegjësinë që mbart pozita ime publike dhe për rëndësinë e besimit te institucionet, kam vendosur që, krahas kërkimfaljes, të jap dorëheqjen nga detyra e Drejtorit të Shërbimeve Publike në Komunën e Suharekës.

Ky vendim për mua përfaqëson një akt të përgjegjësisë personale dhe institucionale. Besoj se përgjegjësia publike nuk vlerësohet vetëm përmes punës dhe rezultateve, por edhe përmes gatishmërisë për të pranuar përgjegjësinë kur bëjmë gabime.

Falënderoj bashkëpunëtorët, kolegët dhe të gjithë personat me të cilët kam punuar gjatë ushtrimit të kësaj detyre. Respekti ndaj qytetarëve, institucioneve dhe përgjegjësive publike do të mbetet parim mbi çdo debat apo mospajtim personal.

Kërkoj falje për fjalën e përdorur dhe marr përgjegjësi për veprimin tim. Besoj se dinjiteti publik nis pikërisht nga gatishmëria për ta pranuar gabimin dhe për të mbajtur përgjegjësi për të.

të fundit

Protestuesit ndezin zjarr në hyrjen e Ministrisë së Mjedisit, policia ndërhyn me autobotin e ujit për t’i shpërndarë (VIDEO)

Tensionet gjatë protestës kombëtare janë zhvendosur edhe te Ministria e Mjedisit. Një grup protestuesish është drejtuar drejt godinës, ku kanë…

3 minutes ago

Bellai pas disfatës ndaj Teutës: Shërim të shpejtë Frrokut, do të mungojë gjatë! Ja çfarë e zhgënjeu

Arjan BellaiVora u mposht nga Teuta në ndeshjen e vlefshme të javës së 13-të në Superiore [...]Read More...

5 minutes ago

Roberto Mancini sheh Romën si fituese të Scudettos

Trajneri i Kombëtares së Italisë, Roberto Mancini ka parashikuar që Roma do ta fitojë Scudetton këtë sezon në Serie A.Mancini…

6 minutes ago

Teuta triumfon 3-2 ndaj Vorës, Tetova: Rikthimi i lojtarëve ishte shumë i rëndësishëm

Edlir TetovaTeuta është rikthyer dhe këtë e vërtetoi edhe përballë Vorës duke i mposhtur 3-2 në transfertë, në ndeshjen e…

17 minutes ago

Sa mund të devijojë shpejtësimatësi i veturës nga shpejtësia reale?

Shpejtësimatësit e veturave nuk e tregojnë gjithmonë shpejtësinë e saktë të lëvizjes. Megjithatë, pak shoferë e dinë se ekzistojnë rregulla…

23 minutes ago

Shenjat e para të defektit të kuplungut që shoferët nuk duhet t’i shpërfillin

Problemet me fraksionin (kuplungu) e veturës shpesh shfaqen përmes disa shenjave të vogla, të cilat shoferët nuk duhet t’i neglizhojnë,…

23 minutes ago