Categories: sport

Teuta triumfon 3-2 ndaj Vorës, Tetova: Rikthimi i lojtarëve ishte shumë i rëndësishëm

Teuta konfirmoi formën e saj pozitive duke fituar 3-2 ndaj Vorës në transfertë, në përballjen e javës së 13-të të “Abissnet Superiore”. Pas ndeshjes së luajtur në stadiumin e Vorës, trajneri i Teutës, Edlir Tetova, komentoi paraqitjen e skuadrës.

“Kjo fitore ishte veçanërisht e rëndësishme për lojtarët që u rikthyen. Këtë herë e kishim grupin të plotë dhe, përveç episodit të kartonit të kuq, zhvilluam një ndeshje të mirë.

Të lidhura

None found

Në pjesën e parë e ndërtuam manovrën kryesisht nga krahu i majtë, por shpesh u treguam të nxituar në pasime dhe në mbajtjen e topit. Duhej të ishim më të shpejtë, sidomos në zonat ndërmjetëse.

Për rreth 12 minuta në fund të pjesës së parë arritëm të merrnim gjerësinë me Boçin. Në pjesën e dytë loja u bazua më shumë te strategjia. Edhe Vora e ngjeshi krahun e majtë për të fituar terren dhe për të avancuar. Ishte funksion kr.

Në tërësi, zhvilluam një ndeshje mjaft të mirë. Sa i përket presingut, pjesa e parë nuk ishte në nivelin e duhur, pasi mesfushorët e Vorës zbrisnin dhe kundërshtari pati meritat e veta.

I pyetur nëse skuadra e humbi vigjilencën pas minutës së 70-të për shkak të zëvendësimeve, Tetova u përgjigj: “Mendoj se ishte çështje orientimi. Unë mbështes lojtarët e mi edhe kur duhet të luajmë më poshtë.

Kur ndërton një skuadër që synon të luajë me topin, situata të tilla janë të pranueshme”, përfundoi trajneri i Teutës.

të fundit

Amir Hoxha kërkon falje për fjalën ndaj Bashkim Jasharit dhe largohet nga detyra

Amir Hoxha, drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Suharekës, ka kërkuar falje publike ndaj Bashkim Jasharit për përdorimin e…

15 seconds ago

Sa mund të devijojë shpejtësimatësi i veturës nga shpejtësia reale?

Shpejtësimatësit e veturave nuk e tregojnë gjithmonë shpejtësinë e saktë të lëvizjes. Megjithatë, pak shoferë e dinë se ekzistojnë rregulla…

16 minutes ago

Shenjat e para të defektit të kuplungut që shoferët nuk duhet t’i shpërfillin

Problemet me fraksionin (kuplungu) e veturës shpesh shfaqen përmes disa shenjave të vogla, të cilat shoferët nuk duhet t’i neglizhojnë,…

17 minutes ago

Gramshi përmbys Erzenin, Lushnja triumfon bindshëm në transfertë, sukses edhe për Tërbunin

Kategoria e DyteKanë përfunduar 5 ndeshjet e grupit A të Kategorisë së Dytë, të vlefshme për javën e 9-të të…

17 minutes ago

Range Rover GT do të debutojë si elektrik në 2027, hibridi pritet të vijë më pas

Jaguar Land Rover (JLR) ka konfirmuar se modeli i ri Range Rover GT do të dalë në treg në fillim…

17 minutes ago

Milani vijon të besojë te transferimi i Endrick

Jose Mourinho këmbëngul se nuk dëshiron që askush të bashkohet ose të largohet nga Real Madridi në janar, por sipas…

17 minutes ago