Johan Manzambi, talenti zviceran, shkroi historinë në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës, pasi realizoi dy gola në Kupën e Botës.
I futur nga pankina në moshën 20 vjeç e 247 ditë, Manzambi u bë lojtari më i ri rezervist që shënon dy herë në një ndeshje të Kupës së Botës.
None found
Në minutën e 97-të, Zvicra fitoi një penallti dhe sulmuesi i ri iu afrua kapitenit Granit Xhaka. Pas një komunikimi të shkurtër mes tyre, ishte Xhaka ai që mori përsipër ekzekutimin, duke shënuar golin që vulosi fitoren 4-1.
Nëse penalltia do t’i ishte besuar Manzambit dhe ai do ta kthente në gol, futbollisti zviceran do të hynte në listën e golashënuesve më të rinj që kanë realizuar het-trik në kampionatin botëror, duke u renditur i treti pas brazilianit Pele dhe gjermanit Edmund Conen.
Xhaka sqaroi më pas arsyen e vendimit të tij, duke theksuar se skuadra funksionon mbi baza të qarta. “Ne kemi rregulla në ekip. Ai është i ri, ka një të ardhme të ndritur përpara, por penalltitë duhet të ekzekutohen nga lojtarë me përvojë. Do të vijë koha e tij për t’i ekzekutuar ato”, ka thënë Xhaka.
Nga ana tjetër, Manzambi nuk la të kuptohej se ishte i pakënaqur me zgjedhjen e kapitenit.
“E pyeta nëse do të gjuante, ai tha se po. Ai shënoi, kështu që edhe unë jam i lumtur. Fitorja është shumë më e rëndësishme sesa të shënoj një tregolësh”, tha Manzambi.//
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…