Xhaferri zbulon pak para finales premion në rast se Vllaznia fiton Kupën

Ditën e sotme, Vllaznia do të provojë ta mbyllë me sukses sezonin teksa luan finalen e Kupës së Shqipërisë ndaj Skënderbeut.

Sponsori Alban Xhaferi në një prononcim për Ora Sport bën të ditur se në rast triumfi të skuadrës atëherë do të ketë premio.

“20 mijë euro premio nëse fitohet Kupa dhe lojtarët kanë një pikë në kontratë që nëse fitojnë Kupën do të kenë edhe një rrogë shtesë.

Nuk është ky motivimi i vetëm pasi Kupa për çdo lojtar dhe trajner është sukses që paraqitet në CV e tij dhe për qytetin është festë e madhe që rikthehet të festojë një Kupë pasi na kanë munguar këto gjëra”, u shpreh Xhaferi.


Shtuar 31.05.2021 12:44