Xavi Hernandez dhe Frenkie de Jong raportohet se kanë pasur një takim “kokë më kokë” pak minuta më parë.
Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez është një nga më meritorët për të gjitha marrëveshjet që Barcelona po i arrin në merkaton e verës.
Tani, trajneri është aktivizuar për të zgjidhur edhe çështjen e Frenkie de Jong, lojtarit që po kërkohet nga Man United por që nuk e dëshiron largimin.
Raportime nga Javi Miguel i ‘AS’ bëjnë të ditur se Xavi i ka kërkuar lojtarit një reduktim prej 50% në pagën e tij.
Mesfushori holandez është shprehur i gatshëm të bëjë një hap të tillë dhe duket se gjithçka do të përfundojë siç është më së miri për të dyja palët.
Barcelona është e hapur ta mbajë lojtarin në klub nëse paga i reduktohet. Tani, Frenkie është gati të bëjë hapin e madh për të ndihmuar klubin.
Thuhet se të dyja palët (Xavi dhe De Jong) dolën të lumtur nga takimi i pak minutave më parë