Ten Hag është i qartë, do në “Old Trafford” Eriksen dhe De Jong

Tekniku i ri i Manchester United i ka të qarta objektivat e kësaj merkatoje sidomos në mësfushë.

Sipas Daily Mirror, tekniku holandez kërkon me çdo kusht nënshkrimin me dy mesfushore, Christian Eriksen dhe Frenkie de Jong.

Gazetari holandez Marcel Van der Kraan siguron se Ten Hag do të ishte i lumtur me këto dy lojtarë. “Ten Hag nuk dëshiron lojtarë të tjerë përveç De Jong dhe Eriksen. Ten Hag ka thënë: “Nëse doni të luani në një mënyrë të caktuar sulmuese, ju duhet Frenkie,” thotë ai.

Klubi po i vë të gjitha burimet në dispozicion të trajnerit, siç ka rrëfyer shefi ekzekutiv i United, Richard Arnold në një bisedë me tifozët e klubit. “Paratë nuk janë diçka që na shqetëson. Trajneri dëshiron De Jong dhe ne po punojmë për këtë. Ai është një lojtar i madh./albeu.com