Xavi Hernandez po mendon të ndërtojë një Barcelonë të “vjetër”.
Pas rikthimit të Dani Alves, Xavi ka kërkuar gjithashtu dhe Alexis Sanchez, Thiago Alcantara dhe tashmë 18-vjeçarin Xavi Simons. Mesfushori holandez ka qënë pjesë e akademisë së Barcelonës dhe para dy vitesh ai u largua në drejtim të PSG-së.
Xavi Simons nuk po gjen hapsira tek klubi francez dhe tashmë në Spanjë thuhet se tekniku i Barcelonës Xavi, ka kërkuar të kontaktohet djaloshi. Barcelona ka filluar bisedimet me agjentin e tij Mino Raiola dhe familjen e 18-vjeçarit për ta rikthyer atë në Camp Nou./h.ll/albeu.com