Xavi po mendon rikthimin e Trincao në janar

Me rikthimin e Xavi, këtë herë si trajner, dhe me lajmet për negociatat mes Barçës dhe Dani Alves , një tjetër që mund të rikthehet te Barcelona është Trincao.

Anësori portugez po lë ndjenja të mira në detyrën e tij në Wolverhampton , ku është titullar i rregullt dhe Xavi do të donte ta kthente atë në janar, sipas Mundo Deportivo.

Skuadra angleze ka paguar 6 milionë euro për transferimin e saj dhe ka opsion blerjeje për 30 milionë , ndaj Barça duhet të kompensojë financiarisht ‘ujqërit’ në rast rikuperimi. r.t/albeu.com


Shtuar 10.11.2021 13:08