EMRI/ I shpallur në kërkim ndërkombëtar, prangoset 29-vjeçari rumun në Tiranë

Një 29-vjeçar rumun, Vasil (Marian) Manolache, i shpallur në kërkim ndërkombëtar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës.

Ai akuzohet për një sërë veprash penale si “falsifikim dokumentash” dhe “kalim të paligjshëm të kufirit”.

Arrestimi i tij është bërë me qëllim ekstradimi drejt Rumanisë.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe “Fast Albania” si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacionit me Interpol Tirana, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejt Rumanisë, të shtetasit rumun Vasil (Marian). Manolache , 29 vjeç.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata Oradea/Rumani, ka lëshuar urdhër-arrestin ndërkombëtar duke e dënuar me 1 vit e 3 muaj për veprat penale “Falsifikim dokumentash” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit” i Kodi Penal Rumun.

Ndërkohë vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi nga Interpol Tirana dhe Interpol Bukuresht./albeu.com/