Xavi konfirmon rikthimin e dy yjeve për ndeshjen ndaj Athletic Bilbaos

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka konfirmuar se Andreas Christensen dhe Joao Cancelo janë rikthyer nga lëndimi dhe janë stërvitur me skuadrën ë përpara ndeshjes së tyre me Athletic Club.

Barcelona do të udhëtojë në San Mames për t’u përballur me Los Leones në çerekfinalet e Copa del Rey, me ndeshjen e planifikuar të zhvillohet të mërkurën nga ora 21:30.

Cancelo pritet të rikthehet në aksion kundër Athletic Bilbaos, pasi kishte një problem në gju kundër Las Palmas në fillim të vitit.

Christensen u largua gjatë ndeshjes së tyre të mëparshme në Copa del Rey me Unionistas de Salamanca në pjesën e parë, por është rikuperuar nga një problem abdominal pasi humbi fitoren 4-2 të Barcelonës ndaj Real Betis.

Edhe të rinjtë Pau Cubarsi, Hector Fort, Marc Guiu dhe Aron Yaakobishvili janë thirrur të gjithë për ndeshjen e nesërme në Copa del Rey ndaj baskëve.

“Ata [Cancelo dhe Christensen] janë mirë dhe me siguri që të dy do të kenë shumë minuta”, ka thënë Xavi në konferencë. /Telegrafi/