Xavi, tekniku i Barcelonës, foli në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Rayo Vallecano dhe pa marrë pyetje konkrete, ai u shpreh kështu për vështirësitë e skuadrës së tij.
“Jemi në epokën post-Messi, duhet të jesh shumë i duruar sepse tashmë është e komplikuar në vetvete. Leo ishte dikushqë të bëri të fitoje ndeshjet. Jam i pari që kam ëndërruar të fitoj një titull, por nuk mundëm.
Vitin tjetër do të forcohemi por ju keni për të qënë realist. Vitet e kaluara të gjithë thonin ‘Kur vjen epoka pas Messit, kur vjen epoka pas Messit..’, epo ja ku jemi tani dhe nuk është e lehtë.”/ h.ll/albeu.com