Xavi donte që Barcelona t’i hiqte qafe Lewandowskin dhe katër lojtarë të tjerë

Xavi nuk do të kishte llogaritur në Robert Lewandowskin, Vitor Roquen, Joao Felix, Oriol Romeu dhe Marcos Alonso sezonin e ardhshëm, sipas Gol a Gol.

Ish-trajneri i skuadrës katalunase donte që klubi të hiqte qafe ata lojtarë.

Këto ide të Xavit thuhet se janë një nga arsyet e kthesës së Joan Laportas për të ardhmen e tij.

Presidenti Blaugranas beson se Lewandowski dhe Roque meritojnë të jenë pjesë e ekipit, ndërsa as qëndrimi i Felix nuk përjashtohet.

Në këtë drejtim, ardhja e Hans-Dieter Flick ka kuptim të plotë për bordin. Gjermani thuhet se konsideron t’u japë shanse si Lewandowskit ashtu edhe Roques, ndërkohë që ai ende nuk ka marrë vendimin për të ardhmen e Felix.

Më herët u raportua se përfaqësuesit e Lewandowskit dhe Roques nuk ishin impresionuar me mënyrën se si Xavi i trajtonte lojtarët përkatës.

Kohët e fundit, trajneri i Barçës i ka dhënë pak kohë Roques dhe ka larguar Lewandowskin në pjesët e dyta. /Telegrafi/


Shtuar 26.05.2024 16:58