Giorginio Wijnaldum pësoi një ndrydhje në kyçin e këmbës së majtë këtë fundjavë që do ta mbajë jashtë për të paktën tre javë me PSG. Dhe ka gjasa që ai mos ta veshë më fanellën e klubit parisien.
Tregu i dimrit mbyllet këtë muaj dhe prioriteti i tij është të gjejë një rrugëdalje. Çfarë do të thotë se përballja me Brest do të ishte dueli i tij i fundit nën drejtimin e Pochettino-s.
Edhe pse trajneri po bën të pamundurën për t’i dhënë minutazh, realiteti është se ndërkombëtari me Holandën nuk futet në plane. Kjo i ngjall atij dëshirën për t’u rikthyer sa më shpejt në Premier League. Ai vetë e ka kuptuar se nuk është i lumtur në Paris dhe se është një situatë shumë e vështirë.
Arsenali do të ishte në pole për të marrë shërbimet e tij, megjithëse Newcastle dhe Everton gjithashtu i ofrojnë atij një rrugë shpëtimi. Do të shohim se si do të lëvizë agjenti i lojtarit, por e vërteta është se PSG nuk do ta kundërshtojë lamtumirën e tij, pasi të dyja palët e kuptojnë se nuk ka qenë një operacion optimal. r.t/albeu.com