West Ham “shkërrmoq” Licesterin dhe ngjitet në krye të Premier League (VIDEO)

West Ham ka shënuar fitore në shtëpi ndaj Leicester Cityt.

“Çekanët” kanë fituar me rezultat 4 – 1.

Fornals zhbllokoi rezultatin pas asistimit të Benrahmas (26′).

Për Leicester gjërat u përkeqësuan pasi Perez u ndëshkua me të kuq, pas një faulli shumë të rrezikshëm (40′).

Benrahma dyfishoi epërsinë pas asistimit të Antonios (56′).

Leicester ngushtoi rezultatin përmes Tielemans (70′).

Por, pas 10 minutave, Antonio realizoi supergol për të rikthyer dyfishin e epërsisë (80′).

Ndërsa, i njëjti shënoi realizoi sërish për të vulosur rezultatin 4 – 1 (84′).

Pas kësaj fitore, West Ham merr kreun me gjashtë pikë, kurse Leicester renditët në pozitën e 12-të me tre pike.


Shtuar 23.08.2021 23:07