West Ham nuk ka ndërmend të ndalet në merkato. Pasi kanë shpenzuar 55 milionë euro për transferimet e Aguerd, Downes dhe Areola, ata kanë filluar të punojnë për transferimin e Armando Broja dhe Gianlucca Scamacca.
Në rastin e sulmuesit shqiptar, negociatat kanë avancuar pozitivisht dhe janë pranë mbylljes së marrëveshjes me Chelsea për blerjen përfundimtare të lojtarit. Armando Broja ka lënë ekipin e tij në Amerikë dhe është nisur për në Londër që të diskutojë rreth këtij kalimi të mundshëm për shifrat e 38 milionë euro.
Ndërsa për Scamacca, West Ham ka të përgatitur një ofertë prej 40 milionë euro, të cilës mund t’i shtohen edhe disa milionë euro bonuse. Për sulmuesin italian është nga pas edhe PSG, por klubi anglez deri më tani ka ofertën më të mirë./ h.ll/albeu.com