Scamacca: West Ham klubi i duhur për mua

Gianluca Scamacca është i bindur se West Ham është skuadra perfekte për të pas përfundimit të transferimit të tij në Londër.

Sulmuesi italian ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me një opsion shtesë 1 vjeçar për t’u bashkuar me “Hammers” nga Sassuolo. Scamacca beson se klubi anglez ka projektin dhe planin për ta ndihmuar të rritet, përmirësohen dhe në fund të fitojnë trofe me klubin dhe ekipin kombëtar.

“Jam shumë i emocionuar, Kam pritur shumë për këtë moment dhe jam shumë i lumtur. Gjithmonë ka qenë ëndrra ime të luaja në Premier League. Nuk e di çfarë më pret sepse është hera ime e parë këtu, por e njoh West Ham-in dhe ata janë ekipi perfekt për mua.

Zgjodha të vij këtu për shkak të projektit dhe planit dhe sepse ata më donin shumë. Fola me trajnerin dhe ai më priti mirë, gjetëm një mirëkuptim të menjëhershëm”, u shpreh bomberi italian./ h.ll/albeu.com


Shtuar 27.07.2022 17:43