West Ham dhe Arsenal futen në garë për Kostic

Sipas ‘Calciomercato’, Gunners dhe Hammers kanë hyrë në luftën e transferimeve për Kostic, i cili ka mbledhur interes të jashtëzakonshëm nga disa klube në mbarë kontinentin.

Kampionët e Italisë, Inter po monitorojnë anësorin e gjithanshëm pasi menaxheri Simone Inzaghi po kërkon të shtojë pak fuqi zjarri në sulmin e tij.

Për reprezentuesin serb kanë shfaqur interes edhe Fiorentina, Lazio, Sevilla dhe kampionët spanjollë Atletico Madrid.

Kontrata e 29-vjeçarit skadon për 18 muaj, që do të thotë se Arsenali dhe West Ham gjithashtu mund të kërkojnë një çmim të ulur pasi Eintracht po përballet me rrezikun për ta humbur atë falas në qershor 2023./ h.ll/albeu.com


Shtuar 12.01.2022 09:08