West Ham dëshiron të përforcohet, interesohet për yllin e Rusisë

West Ham ka shfaqur një paraqitje mbresëlënëse këtë sezon me rezultatet pozitive të arritura.

Klubi anglez kërkon të aktivizohet këtë merkato dimërore dhe ka piketuar një emër interesant nga kampionati francez.

Bëhet fjalë për super talentin e Rusisë dhe të Monacos, Golovin.

Djaloshit i skadon kontrata në vitin 2024 dhe West Ham dëshiron ta transferojë këtë merkato.

Nga sondazhet e kryera, tifozët e klubit anglez e dëshirojnë këtë transferim./ h.ll/albeu.com


Shtuar 12.01.2022 14:23