Klubi gjerman, Borussia Dortmund po shikon mundësinë e një lëvizje gjatë afatit të ardhshëm veror për sulmuesin e Chelseat, Timo Werner.
Emri i Werner ka qenë shumë i lidhur me një largim nga Chelsea sidomos pas transferimit të Romelu Lukaku këtë verë.
Sulmuesi gjerman është lidhur me një rikthim në Bundesliga, aty ku luajti edhe shkëlqeu me Stuttgartin dhe RB Leipzig.
Sipas gazetës Bild, Werner pëlqehet shumë nga Dortmundi, i cili e sheh gjermanin si një zëvendësim për Erling Haaland nëse ai largohet në fund të sezonit.
Sidoqoftë, meqë Werner thuhet se ka një pagë prej rreth 17 milionë funte në vit, një shkurtim i pagës do të ishte i nevojshëm për të që të transferohej në Westfalenstadion.