Bayern përmbys rezultatin dhe fiton, Dortmund ndalet në barazim (VIDEO)

Bayern Munich ka arritur të marrë një fitore më përmbysje rezultati sot ndaj Mainz.

Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 0-1 pasi Mainz befasoi vendasit me një gol në minutën e 22-të me një gol nga Onisiëo.

Loja ka qënë totalisht e kontrolluar nga bavarezët dhe në fillimin e pjesës së dytë, në minutën e 53-të Coman shënon golin e barazimit. Kampionët nuk u mhaftuan me kaq dhe në minutën e 74-të talenti Musiala përmbys rezultatin duke i dhënë fitoren ekipit të tij.

Nga ana tjetër rivalët kryesorë të bavarezëve, Dortmund, kanë dalë nga fusha kundërshtare vetëm me një pikë pas atij barazimi të arritur me vuajtje ndaj Bochum me rezultatin 1-1. Golin e shënopi Brandt në minutën e 85-të të lojës./h.ll/albeu.com


Shtuar 11.12.2021 17:26