Bayern Munich ka harruar të fitojë në Bundesliga, Dortmund barazon në “frymën e fundit” (VIDEO)

Bayern Munich nuk ka mundur të fitojë ndaj Dortmund, pasi këta të fundit kanë barazuar në sekondat e fundit. (SHIKONI GOLAT)

Pjesa e parë ishte tepër intensive dhe me faulle të tepërta, ku nuk munguan kartonat e verdhë pasi gjyqtari kryesorë nxorri dy kartona të verdhë për secilin ekip brenda 45 minutave të para.

Bayern gjeti rrjetën në minutën e 33-të pas një supergoli nga Goretzka.

Pjesa e dytë foli sërish për bavarezët, pasi në minutën e 53-të, Sane lëshon një goditje fantastike nga jashtë zone duke shënuar edhe golin e dytë.

Shpresat lindën në minutën e 74-të për Dortmund, pasi Moukoko shënoi golin e shpresës.

Mrekullia ndodhi, në minutën e 95-të të shtesës, aksion model nga Dortmund dhe Modeste dërgon topin në rrjetë duke çuar në peshë stadiumin.

Me këtë barazim, Bayern Munich i ndahet barazimeve në Bundesligë dhe kështu zë vendin e tretë në tabelë në kuotën e 16-të pikëve, ku gjithashtu Dortmund me të njëjtat pikë./h.ll/albeu.com

 


Shtuar 8.10.2022 20:30