Wanda dhe Mauro munguan në festën e Messit, mediat argjentinase zbulojnë shkakun

Edhe pse Leo Messi dhe Mauro Icardi nuk kanë marrëdhënie shumë të mira, mësohet se fituesi i Topit të Artë e kishte ftuar çiftin Wanda-Icardi në festë. Por edhe pse tani me një marrëdhënie të qetësuar pas shumë trazirash që ndodhën mes tyre, jo çdo shkon si duhet përtej privatësisë.

Mediat argjentinase zbulojnë se një lojtar tjetër argjentinas është shkak i mungesës së tyre.

Bëhet fjalë për Leandro Paredes, që bashkë me Di Marian ka qenë organizator i festës.  Paredes ka një problem personal me Wandan kështu që e ka shmangur praninë e saj në festë.

Mediet në Argjentinë, që e kanë trajtuar gjatë e gjerë këtë çështje, nuk nuk kanë zbuluar më shumë detaje nga marrëdhënia e tensionuar mes Paredes dhe Wanda Naras.

 


Shtuar 2.12.2021 13:42