Vuthaj largohet nga Egnatia, sulmuesi transferohet në Itali

Ka përfunduar më shpejt seç pritej aventura e sulmuesit Dardan Vuthaj te skuadra e Egnatias. 29-vjeçari duket se humbi vendin e titullarit në formacionin e skuadrës rrogozhinase dhe i pakënaqur nga kjo situatë ka vendosur që të nisë një eksperiencë të re në Itali.

Është skuadra e Kietit, që militon në Serinë D, që ka njoftuar blerjen e sulmuesit në faqen e saj zyrtare:

FC Chieti 1922 njofton me shumë kënaqësi blerjen e Dardan Vuthajt, një sulmues me përvojë dhe cilësor, i cili do të forcojë repartin tonë sulmues.

Operacioni do të zyrtarizohet në ditët në vijim, por klubi dhe stafi teknik janë të emocionuar që mund të kenë në dispozicion në një profil të nivelit të lartë si Vuthaj, i cili sjell me vete mentalitetin dhe përkushtimin e nevojshëm për të kontribuar në sukseset e FC Chieti 1922”.


Shtuar 11.11.2024 11:10