Vllaznia ka bërë detyrën kundër Skënderbeut, duke fituar me rezultatin 2-0 në “Loro Boriçi” dhe ka barazuar me pikë Kukësin e vendit të dytë.
Shkodranët tashmë numërojnë 4 pikë më pak se Tirana, që të martën ka një transfertë të vështirë kundër Laçit.
Në duelin me Skënderbeun vendosën dy lojtarë të sulmit. Fillimisht ishte Ardit Hoxhaj që devijoi një top në zonë dhe e çoi në rrjetë.
Korçarët u munduan të marrin një pikë dhe shpresuan deri në minutën e 89-të, kur Aralica shënoi edhe golin e dytë që i mbylli llogaritë e kësaj ndeshjeje. / albeu.com