Në sheshin Skënderbej, aty ku nisi protesta, një qytetar u shfaq me një pankartë ku ishte vendosur imazhi i zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Në një deklaratë për News24, ai kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, si edhe largimin e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
“Jemi në protestë në mbështetje të rinisë dhe kërkojmë që Rama dhe Berishaa të largohen. Balluku, nën hyqmin e Ramës, ka vjedhur paratë tona. Kërkojmë dorëheqjen e Ramës dhe Berishës pa negocim. Dje, mes atij rrebeshi, rinia e tregoi sa e vendosur ishte”, u shpreh ai.
Të lidhura
None found
