Situata e krijuar në kampin shkodran pas incidenteve të ndodhura menjëherë pas përfundimit të ndeshjes me Elbasanin vijon të shoqërohet me reagime nga Vllaznia. Takimi i vlefshëm për javën e dytë të “Abissnet Superiore” përfundoi në barazimin 1-1.
Klubi shkodran ka përcjellë në rrjetet sociale një mesazh të qartë përmes të cilit thekson unitetin e skuadrës: “Ne jemi të gjithë bashkë”. Në fotografinë e publikuar shfaqen Patrik Bardhi, Edon Murataj, Bekim Balaj dhe Emiljano Musta.
Të lidhura
None found
Ndërkohë, vëmendja mbetet te përplasja e deklaratave mes presidentit Alban Xhaferi dhe trajnerit Edi Martini. Për këtë çështje pritet të shprehet edhe Komisioni i Disiplinës, i cili do të vendosë se çfarë do të ndodhë me fatin e tyre pasi të përfundojë java e dytë e Superiores.
Duke pasur parasysh seriozitetin e situatës, masat ndëshkuese ndaj klubit shkodran mund të jenë të ashpra.
