Vllaznia ndryshon logon, klubi ka një thirrje për të gjithë spordashësit shkodranë

Dita e sotme është një ditë e veçantë për Vllazninë dhe për të gjithë shkodranët. Klubi feston 105 vjetorin e themelimit dhe për këtë kanë vendosur të ndryshojnë edhe logon.

Jo vetëm kaq, pasi klubi ka edhe një thirrje për të gjithë tifozët dhe sportdashësit shkodranët që logon e Vllaznisë të 105 vjetorit të themelimit ta vendosin në foto profile në rrjetet sociale të tyre.

“Sot po prezantojmë logon zyrtare të 105 vjetorit të themelimit të këtij emri të madh të futbollit shqiptar. Një logo që do të na shoqërojë gjithë javën në kuadrin e festimeve të këtij përvjetori të klubit më të vjetër në Shqipëri.

Ftojmë të gjithë pjestarët e klubit tonë, tifozë, sportdashës e dashamirës të Vllaznisë, ta vendosin këtë logo në profilin e tyre.

Ditëlindja e Vllaznisë e meriton gjithmonë të festohet ashtu si duhet!”, ka shkruar klubi shkodran.

Kujtojmë se Vllaznia është padiksutim skuadra e momentit në Superiore. Shkodranët prej javësh nuk e njohin humbje, teksa aktualisht ndodhen në “Final – Four” me pikë të barabarta me Tiranën dhe vetëm 3 pikë larg Partizanit të vendit të dytë.


Shtuar 13.02.2024 21:16