26 vite më parë Bledar Hyska emigroi si shumë shqiptarë, por asnjëherë nuk e harroi Bilishtin,qytetin e lindjes. Ka qene vitin 2008 qe është kthyer dhe ka investuar në vendin e tij duke mbjelle mbi 70 hektare me grurë.
Por edhe pse ishte entuziast ne punën e tij duke siguruar jo vetëm te ardhura por edhe duke i shërbyer vendit te tij ajo qe po ndodh vitet e fundit me prodhimet bujqësore ka bere fermerin të mendoje prapë emigrimin.
Në magazinën e tij gjen sot 250 ton grurë te pashitur dhe sipas këtij fermeri importi nga vendet e tjera me konkretisht nga Serbia ka penalizuar shitjen e prodhimit të tyre madje kur ky grure ne raste te rralla gjen treg çmimi është shumë i ulët dhe nuk justifikon as koston e prodhimit.
Të lidhura
None found
250 tonë grurë do të thotë se ky fermer punon një pjesë të madhe të tokave të këtij fshati duke mbajtur me bukë edhe banorë të tjerë.
Investimi kap vlerën e 10 milionë lekë të reja, por ne vend qe synimi i këtij fermeri por edhe shume fermerëve të tjerë në zonën e Bilishtit të ishte për të zgjeruar tokat me te mbjella ndodh e kundërta.
Tashmë fermerët i janë dorëzuar fatit të tyre dhe presin nëse do te shohin drite ne fund te tunelit.
Fermerët thonë se shtimi i parcelave te grurit ka ardhur pikërisht pasi ata janë nxitur nga subvencionet e shtetit dhe çmimi i lartë, por sot nuk po gjejnë treg duke shpallur falimentimin.
